E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërthen bombola e gazit në Krumë, plagoset zonja e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krumë këtë të enjte, më 4 shtator, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë dhe si pasojë ka mbetur e plagosur një grua.

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit, në depon një banese dhe është plagosur e zonja e shtëpisë.

“Rreth orës 09:00, në qytetin e Krumës, në depon e banesës së shtetases Sh. D., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.”, njoftoi Policia.

E plagosura me inicialet Sh. D. është dërguar në spital, ku po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e incidentit janë shkaktuar gjithashtu dëme materiale në banesë dhe në një objekt në afërsi.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›