E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shpërthen bombola e gazit në Maliq, plagosen tre pjesëtarë të familjes, detajet e para

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas shpërthimit të një bombole gazi në Fshat Maliq.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në banesën e shtetasit M. M.

Sipas policisë, të lënduar kanë mbetur tre pjesëtarë të familjes, të cilët aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›