Shpërthen në flakë kabina elektrike, terrorizohen katër familje në Korçë
Korçë- Një zjarr i rënë në një kabinë elektrike në fshatin Barç të Korçës ka vënë në rrezik serioz jetën e banorëve të zonës.
Sipas policisë të paktën katër familje që i kanë banesat pranë kabinës janë rrezikuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së martës si pasoje e një qarku të shkurtër në pajisjet e kabinës.
Telar përcjellës janë këputur dhe kanë rënë në oborret e shtëpive. Forca policie dhe zjarrëfikësit kanë bërë evakuimin e banorëve dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Banorët e terrorizuar kanë deklaruar se kabina është tejet e amortizuar dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e CEZ-it.