E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen një automjet pranë “Myslym Shyrit” në Tiranë, policia në vendngjarje

Një automjet ka shpërthyer në afërsi të rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë mëngjesin e kësaj të marte, 13 tetor.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e shpërthimit.

Deri më tani, nuk dihet nëse shpërthimi ka ardhur si pasojë e një lënde eksplozive apo e faktorëve të tjerë.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje mbi shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›