E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Durrës, raportohet për dëme materiale! Shkak mund të jetë djali 28-vjeçar, rezulton me precedent në vjedhje

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Ngjarja është shënuar në lagjen nr. 14, ku një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në ambientet e jashtme të banesës së 66-vjeçarit I.Gj.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërkohë që grupi hetimor po punon për të identifikuar autorin dhe sqaruar rrethanat e ngjarjes. Burime nga policia bëjnë me dije se shkak mund të jetë djali i 66-vjeçarit, A.Gj, i cili ka një precedent penal të 2 viteve më parë në fushën e vjedhjes. Ai ka vjedhur rroba në një banesë dhe telefona në vitin 2023, vlera e të cilave arrinte në 700 mijë lekë.

Por mësohet se djali 28 vjeçar nuk ka dhënë ndonjë informacion me vlerë për të ndihmuar për zbardhjen e kësaj ngjarje.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Gj., 66 vjeç, në lagjen nr. 14, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›