E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Shijak, nuk ka të lënduar! Dyshimet e para të Policisë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (15 shtator) në fshatin Ardhishtë të Shijakut.

Sipas policisë, rreth orës 01:00, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G., është dëmtuar porta e oborrit.

Dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga një lëndë plasëse.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›