E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në një subjekt privat në Fier, vetëm dëme materiale

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në një subjekt privat në Fier.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa është dëmtuar edhe dera e jashtme e subjektit.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit ka mbërritur Policia, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›