E Martë, 3 Nëntor 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e jashtme të një banese në Tiranë, raportohet për dëme

Tiranë- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në kryeqytet. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 00:35 në rrugën “Besnik Hidri” në kryeqytet, në portën e jashtme të banesës së Tonin Qafaj.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›