E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërthim me tritol në Tiranë, lënda plasëse u vendos në motorin e kondicionerit

TIRANË– Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në ambientet e jashtme të një marketi në Tiranë.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur te motori i kondicionerit.

Dyshohet se shpërthimi të ketë ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme, por pronarët nuk kanë deklaruar të kenë konflikte me persona të tjerë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin, i cili i maskuar afrohet pranë lokalit vendos lëndën plasëse dhe largohet në këmbë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›