E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim me tritol në një biznes në Laç

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Laç.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, duke shkaktuar dëme materiale në një biznes. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për të siguruar prova dhe për të përcaktuar motivet e mundshme të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›