E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 06:00 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, në një lokal në pronësi të shtetases R. B. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka të lënduar.

Lokali ka qenë i Bledar Birçajt, i cili është ekzekutuar në muajin maj të vitit 2021,ndërsa aktualisht në pronësi të familjarëve të tij.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë së objektit është përftuar imazhi, kur një person i maskuar, i cili ka vendosur tritolin me fitil dhe sapo e ka ndezur është larguar me vrap përmes godinave të pallateve.

Si pasojë është dëmtuar pjesa e përparme e lokalit, i cili sapo ishte rikonstruktuar dhe marrë në përdorim nga vëllezërit e Bledar Birçajt. Pistë kryesore dyshohet se është hakmarrja

Grupi hetimor është në vijim të veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›