E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim ne Oseti, 7 te vdekur

Shtate trupa ruse kane humbur jeten kur nje automjet shpertheu ne shtabin e ushtrise se Rusise ne Osetine e Jugut, rajonin separatist te Gjeorgjise.Agjencia Interfax citoi gjeneral-majorin Marat Kulakhmetov, komandantin e forcave ruse ne rajon, te kete thene se shtate ushtare te tjere gjithashtu jane plagosur gjate shperthimit. Zyra per shtyp e administrates separatiste tha se automjeti ishte konfiskuar ne nje fshat te afert gjeorgjian, pasi ne te ishin gjetur arme. Automjeti shpertheu afer nderteses, e cila shfrytezohet nga forcat paqeruajtese te Rusise. Ministria e Brendshme e Gjeorgjise mohoi çdo lidhje me incidentin, te cilin e quajti provokim, i cili synon te parandaloje terheqjen e trupave ruse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›