E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim ne Pakistan 5 te vrare

Nje shperthim i fuqishem ne Peshauar ka shkaktuar 5 te vrare dhe te pakten 34 te plagosur. Shperthimi ndodhi para nje hoteli luksoz ne veriperendim te Pakistanit. Deshmitare okulare thane se ne zone u degjua edhe shkembim zjarri ndersa shperthimi shkaktoi deme edhe ne ndertesat perreth. Policia tha se shperthimi i fuqishem ndodhi ne hotelin, i cili kryesisht frekuentohet nga te huaj, perfshire gazetare dhe diplomate. Kohet e fundit, Pakistani ka qene teater i shume shperthimeve, vecanerisht pas filimit te ofensives kunder militanteve talebane ne luginen Suat dhe zonat perreth.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›