Shpërthim në Zubin Patok, s`ka të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur mbërmjen e djeshme në Zubin Patok por fatmirësisht nuk ka të plagosur por vetëm dëme material.
Lajmi bëhet I ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë zëdhënësin e policisë së Kosovës Besim Hoti.
Sipas tij shpërthimi ka ndodhur në zyrën e një kompanie sigurimesh në Zubin Potok, në afërsi të vendkalimit kufitar 31 në Bërnjak por fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur.
Gjithashtu Hoti ka theksuar se, në mbrëmjen e djeshme në veri të Mitrovicës, është shënuar një tjetër incident ku janë plagosur tre qytetarë, dy serbë e një shqiptar. Sipas tij incidenti ka ndodhur mes tifozëve të ekipit të basketbollit Trepça dhe atij serb Bambi.
Policia e Kosovës ka marrë në pyetje 11 persona, kurse ndaj tre personave të përfshirë në këtë incident është ngritur kallëzim penal.