E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërthim në komunën e Zveçanit, sulmi me lëndë plasëse është i dyti në pak ditë

Ndërtesa e komunëss së Zveçanit në veri të Kosovës është sulmuar me lëndë plasëse gjatë natës duke u gdhirë e premtja.

Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i Policisë së rajonit dhe fatmirësisht bëhet fjalë vetëm për dëme materiale.

Ky është sulmi i dytë brenda pak ditëve, që  shkatërroi fasadërn e përparme të ndërtesës së komunës si dhe katër automjete të parkuara aty pranë.

Kryetari i komunës dënoi aktin kriminal dhe tha se veprime të tilla janë të papranueshme.

Sulmi i mesnatës erdhi në të njëjtën ditë kur në komunën e Zveçanit u festua dhe u mbajt për herë të parë një seancë solemne për festën e 28 nëntorit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›