Shpërthim në një xhami në Pakistan, të paktën 31 të vdekur dhe qindra të plagosur

Të paktën 31 persona janë vrarë dhe 169 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një xhami në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.
Shpërthimi ndodhi në xhaminë “Khadija Tul Kubra” në zonën Tarlai Kalan.
Hetimet e brendshme sugjerojnë se pas sulmit qëndron grupi taleban i Pakistanit, ose Tehrik-i-Taliban Pakistan (TTP), thanë burime policore për CNN ndërsa deri më tani nuk ka reagim zyrtar nëse ishte një kamikaz.
Numri i të vdekurve e bën sulmin më vdekjeprurës në vend që nga shpërthimi në xhaminë e Peshawarit në janar 2023.
/rtsh.al/