E Martë, 10 Nëntor 2026

Shpërthim tragjik në Malishevë, humbin jetën babai dhe dy fëmijët e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malishevë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të shkaktuar nga një bombol gazi në një banesë.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili bëri të ditur se viktimat janë një 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, përkatësisht 9 dhe 12 vjeç.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 12:55 është raportuar për një zjarr në një banesë në lagjen “Mirëdita” në Malishevë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›