E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthime të fuqishme në Kiev gjatë vizitës së kancelarit gjerman/ Merz mesazh të fortë nga Ukraina: Edhe siguria e Gjermanisë varet nga rezultati i kësaj lufte

Shpërthime janë dëgjuar këtë të diel në Kiev, ndërsa kancelari gjerman Friedrich Merz ndodhet në kryeqytetin ukrainas për vizitën e tij të dytë që prej marrjes së detyrës.

Autoritetet ukrainase kishin paralajmëruar për praninë e dronëve rusë në hapësirën ajrore, ndërsa gjatë alarmit është goditur edhe ura Pivnichnyi në Kiev.

Lajmin e konfirmoi kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, i cili njoftoi se goditja kishte prekur pjesën e rrugës së urës dhe se ekipet e emergjencës ishin nisur drejt vendit të ngjarjes.

Pak pas mbërritjes, Merz shkroi në X se Ukraina ndodhet përpara “javëve vendimtare” dhe se rezultati i luftës nuk përcakton vetëm të ardhmen e Ukrainës, por lidhet drejtpërdrejt edhe me sigurinë e Gjermanisë.

“Ukraina ndodhet përpara javëve vendimtare. Për këtë arsye jam nisur sot për në Kiev me mesazhin: Mund të mbështeteni tek ne. Edhe siguria e Gjermanisë varet nga rezultati i kësaj lufte. Prandaj ne ndihmojmë edhe për interesin tonë”, deklaroi kancelari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›