Shpërthimet në Moskë, të paktën 31 viktima

Aeoporti rus Domodedovo në Moskë është goditur nga një shpërthim kamikazë. Sipas mediave lokale, bilanci i të vdekurve ka arritur në rreth 31 persona, dhe rreth 130 të tjerë janë plagosur. Shpërthimi ka ndodhur në sektorin e mbërritjes rreth orës 15.00 me orën tonë. Sipas autoriteteve të policisë, kamikazi hodhi në erë veten, në zonën ku mbërrinin bagazhet, ku ka bërë që të krijohej shumë tym, dhe të vështirësonte situatën e zjarrfikësve.
Kjo është hera e parë që një kamikaz sulmon një aeroport në Moskë. Policia është vënë në gatishmëri, duke shtuar numrin edhe në metrotë e qytetit, ku një vit më parë një sulm i ngjashëm kamikazë i mori jetën 43 personave dhe plagosi 130 të tjerë.
Eksplozivi i përdorur mund të jetë nga 5 deri në 10 kilogram tritol. Ndërsa disa dëshmitarë treguan se kishin ndodhur 2 shpërthime. Rreth 50 ambulanca janë venë në dispozicion të të plagosurve. Sipas agjenisë së lajmeve Interfax, rreth 20 të plagosur janë në gjendje të rëndë. Policia ka nisur menjëherë hetimet, dhe dyshohet se sulmi ka qënë komplot i tre personave. Ndërsa presidenti rus Dimintri Medvedev, ka mbajtur një mbeldhje urgjente me Prokurorin e Përgjithshme dhe Ministrin e Transporteve dhe ka urdhëruar një sistem më të lartë sugurie.