Shperthimet ne Tajlande ne shenjester izraelitet

Policia tajlandeze ndaloi një grup personash iranianë si përgjegjës të sulmeve me bombë në Bangkok, sulme që kishin për objektiv, sipas autoriteteve vendase, dy diplomatë izraelitë.
Shpërthimet ndodhën ditën e martë, një ditë pas atyre atyre në Gjeorgji dhe Indi, ku sërish në qendër të atentateve ishin diplomatët izraelitë.
Por përvec shpërthimit të bombave, policia tajlandeze njoftoi se grupi ishte në fazën finale të një plani të mirëorganizuar për vrasjen e dy diplomatëve izraelitë, pas dështimit të tentativës së parë.
Dy persona u arrestuan në Bangkok, një i tretë u prangos në Malajzi teksa përpiqej të merrte një fluturim për IraniIrani, gati centrifugat “e gjeneratës së katërt” Aeroplanmbajtësja amerikane në brigjet e Iranit “Irani drejt arritjes së madhe nukleare” në Iran, ndërsa anëtari i katër i grupit dyshohet se ka mundur të arratiset për në Iran.
“Shënjestra e tyre ishin individë, diplomatë izraelitë dhe jo populli tajlandez”, deklaroi kreu i policisë kombëtare tajlandeze, Prieupan Damapong.
Dy shpërthime me bombë ndodhën ditën e hënë në Gjeorgji dhe Indi. Izraeli akuzoi Teheranin se qendronte pas këtyre akteve. Ditë më parë, në rrugët e kryeqytetit të Republikës Islamike u vra një shkencëtar i programit bërthamor iranian, i pesti brenda pak viteve që eliminohet me anë të një bombe-magnet në makinën e tij. Irani fajësoi shërbimin sekret izraelit Mossad për aktin dhe premtoi hakmarrje.