E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthimi i bombulës në Lezhë, kryefamiljari në gjendje të rëndë, kishte ardhur nga Italia për dasmën e mbesës

Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë dykatëshe në Lezhë dyshohet se ka qenë aksidental dhe ka shkaktuar plagosjen e gjashtë anëtarëve të një familjeje, mes tyre edhe dy të mitur. Fatmirësisht bombula ka qënë e vendosur jashtë shtëpisë pasi mund të sillte pasoja fatale.

Më i dëmtuar është kryefamiljari, Saimir Kola, i cili kishte ardhur nga Italia për të qenë pranë familjes, pasi do të martonte mbesën.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se rrjedhja e gazit ka shkaktuar grumbullimin e tij dhe më pas shpërthimin.

Saimir Kola ka hyrë në banesë dhe, në momentin që ka ndezur dritën, ka ndodhur shpërthimi. Flakët dhe vala e shpërthimit kanë dëmtuar edhe pesë familjarë të tjerë, të cilët ndodheshin në verandë.

Kryefamiljari Saimir Kola ka pësuar djegie të konsiderueshme, ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes raportohet se janë në përmirësim.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pista kryesore e hetimit mbetet rrjedhja e gazit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›