Shperthimi i fuqishem trondit Tiranen
Nje shperthim i fuqishem ka tronditur kryeqytetin ne mbremjen e se merkures rreth ores pak minuta perpara ores 23.00. Ka qene shperthimi i nje makine tip fuoristrade me targa TR 3838 M qe eshte hedhur ne ere ne afersi te salles se seancave plenare te Kuvendit te Shqiperise. Makina ka qene e parkuar dhe per fat te mire nuk ka patur te lenduar. Ne vendngjarje kane mberritur menjehre forca te shumta policore dhe zjarrfikesat te cilat kane eleminuar zjarrin. Burime nga uniformat blu thane per TV Koha ne vendngjarje se po punohet ne disa pista qe fillojne nga aksident deri ne atentat. Nga shperthimi jane demtuar edhe xhamat dhe vitrinat e lokaleve perrreth. Ne oret e para te mengjesit burime ne polici kane konfirmuar se makina ka shperthyer si pasoje e vendosjes se nje sasie tritoli.