E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi i gazit ne Berat rende bashkeshortet

Cifti i bashkëshortëve që u plagos një ditë më parë në shpërthimin e bombolës së gazit në Berat ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit.

Ndërkohë si pasojë e shpërthimit raportohet se është plagosur një tjetër person, i cili po kalonte pranë zonës së ngjarjes në lagjen "Kushtrimi" të qytetit, ndërkohë që bashkëshortët Feim dhe Zenepe Ostrovica po mbushnin një bombol gazi.

Vala e shpërthimit ka shkaktuar dhe dëmtime në pallatet e zones.

Tregëtimi i bombolave të gazit prej kohësh ishte kthyer në një shqetësim në qytetin e Beratit, pasi ato tregëtohen shumë pranë banesave dhe pa asnjë kush sigurie.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›