E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi i një ylli do të ndrisë Tokën dy javë

Nga Express më 24 janar 2011 në ora 11:40

Toka së shpejti do të mund ta fitojë diellin e dytë, të paktën për një apo dy javë.
Një prej yjeve më të shndritshme të qiellit tonë do të bëhet supernova (do të shpërthejë), ndërsa eksplodimi do të mund të mund të ndodhë qysh gjatë këtij viti, shkruan gazeta britanike Daily Mail.

Astrofizikanët pohojnë se ylli i madh Betelguese, që gjendet në galaktikën Orion, është ylli i nëntë më i shndritshëm në qiellin tonë dhe gjendet larg Tokës 640 vjet drite.

Ky yll ka filluar të humbasë masën, gjë që është shenjë e kolapsit të gravitacionit, transmeton Time. Brad Carter, fizikan i Universitetit Qweenslandi Jugor, thotë se eksplodimi që do të pasojë dhjetëra milionë herë më i shndritshëm sesa Dielli, që do të thotë se në Tokë do të kemi dritë diellore 24 orë. Pas kësaj, muajve të ardhshëm pas shpërthimit drita nga ylli gjigant do të zbehet dhe në fund do të bëhet i pavërejtur.

Shpërthimi do të ndodhë dhe është vetëm çështje kohe . Kjo do të mund të ndodhë para fundit të vitit 2012, por edhe në periudhën pre disa miliona viteve të ardhshme, pohon Carter.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›