E Martë, 3 Nëntor 2026

Shpërthimi në Lushnje, rëndohet bilanci, ndërron jetë dhe djali i viktimës

Ka ndërruar jetë edhe djali i Landi Verçanit (Hoxha) vinçierit i cili humbi jetën menjëherë pas shpërthimit të fortë në një fabrikë në ndërtim në Lushnjë. Djali i viktimës është identifikuar si, Elidon Hoxha.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në spital edhe djali i tij. Pavarësisht ndihmë së specializuar që ju dha në Tiranë, i riu nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të djegieve të rënda që kishte marrë.

Gjithashtu në këtë shpërthim mbeti i plagosur edhe deputeti Bujar Çela i cili ju nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkak i shpërthimit u bë pasi gjatë punës vinçi ka prekur telat elektrikë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›