E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpetim Idrizi ne Top Story

Sot në orën 21:00 në emisionin “Top Story” të drejtuar nga gazetari Sokol Balla është i ftuar kryetari i Partisë PDIU, Shpëtim Idrizi.

Idrizi do t’iu përgjigjet pyetjeve në lidhje me rezolutën për Çamërinë që është propozuar në Kuvend, qendrimet që kanë mbajtur deri më tani kryeministri dhe mazhoranca për këtë rezolutë, e cila do të kthehet në një provë për faktorët politikë shqiptarë.

Idrizi kërcënon me largim, ndërsa socialistët fusin çështjen çame në programin e tyre politik qeverisës. Si do lëvizë PDIU dhe drejtuesi i saj Shpëtim Idrizi? Me kë do bashkohet? Me demokratët, me socialistët apo me Ilir Metën?

Të gjitha këtyre pyetjeve, përfshirë dhe qendrimin e tij për taksat, ai do t’u japë përgjigje sonte në orën 21:00 në Top Channel.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›