Shpëtoi delen nga zjarret në Greqi, fotoja e shqiptarit në listën e 12-të më të mirave për 2025-ën

Foto e shqiptarit, i cili shpëton delen mbi një motoçikletë nga zjarret e fuqishme në Patra të Greqisë në muajin gusht, është përfshirë në listën e BBC si ndër 12-të më të mirat për vitin 2025 deri më tani.
Foto e tij u shkrep më 16 gusht kur 33-vjeçari shqiptar, Olsien Muçobega, ndihmoi autoritetet vendase në shuarjen e flakëve, por edhe në shpëtimin e disa kafshëve në zonë së bashku me miqtë e tij, mes të cilave edhe foto e cilësuar si një ndër më të mirat për 2025.
BBC e përshkruan këtë foto si simbol të humanizmit ndërsa bën një paralele me afresket e lashta atë të Bariut të Mirë kur Krishti mban mbi supe një kafshë (një jetë të cenueshme).
“Në të gjitha epokat, motivi i përsëritur, qoftë i ruajtur në afresk apo i kapur në një fotografi, përforcon natyrën e qëndrueshme mitike të heroizmit”, shkruan BBC.
Ndër fotot e tjera si më të mirat për vitin 2025, BBC rendit që nga murgjit që luten në Tajlandë, notarët që zhyten, te shiu i meteorëve dhe varri i Papa Françeskut.
Fotot më të paharrueshme të vitit 2025 deri më tani
/rtsh.al/