Shpifja nuk burgos, por paguan gjobe
Komisioni i Medias miratoi diten e djeshme disa ndryshime ne Kodin Penal, qe lidhen me shfuqizimin e disa dispozitave te tij dhe saktesimit te disa te tjerave qe kane te bejne me penalizimin e fyerjes dhe shpifjes. Ky draft eshte pjese e paketes ligjore per reformen ne Drejtesi, diskutimi i se ciles po vijon paralelisht edhe ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Sipas perfaqesuesve te Ministrise se Drejtesise te pranishem ne kete mbledhje, liria e shprehjes eshte nje shprehje e respektimit te te drejtave themelore te njeriut, ka dale si domosdoshmeri rishikimi i ligjit penal dhe reformimi i ligjit civil per shpifjen. Veprat qe dekriminalizohen ne Kodin Penal dhe qe kundervajtesit nuk do te denohen penalisht jane fyerja, shpifja, fyerja ndaj perfaqesuesve te shteteve te huaja, veprimet fyese ndaj flamurit kombetar etj. Heqja nga Kodi Penal i ketyre dispozitave, sipas eksperteve ligjore, nuk e le pa mbrojtje shtetasin shqiptar, pasi keto ndryshime shoqerohen edhe me ndryshime ne Kodin Civil, qe garantojne nje mbrojtje mese te mjaftueshme te dinjitetit dhe reputacionit te individit. Komisioni i Medias vetem dha mendim per kete draft, te cilin ia percolli Komisionit te Ligjeve si komision pergjegjes per shqyrtimin e tij dhe miratimin e tij.
23 Janar 2008