E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpirt dhe zemër në albumin e ri

Albumi i njëmbëdhjetë i Mariah Carey-t do të përmbajë shpirtin dhe zemrën e këngëtares dhe këtë gjë e ka thënë vetë ajo.
Sipas saj, çdo këngë në këtë album, është një mishërim shumē personal dhe emocional.

"Çfarëdo që arrijmë me këtë projekt, do të sigurohem se aty ka shpirt dhe zemër. Sfida ime më e madhe është ballafaqimi i jetës personale dhe profesionale", ka thënë Mariah.

Kohëve të fundit, Mariah ka qëndruar deri në orët e para të mëngjesit duke punuar intensivisht në albumin e saj të shtatë që pritet të publikohet së shpejti./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›