“Shpirti i Krishtlindjes”, Melia Durrës zbulon ofertat për festat e fundvitit, çfarë do të gjeni në resort

Për gjithë ata që nuk kanë zgjedhur një destinacion se ku do të festojnë këtë vit, nëse duan t’i largohen festës tradicionale, apo kompanitë që duan të organizojnë një festë me 200-300 të ftuar, “Melia Resort” është zgjidhja perfekte.
Menaxherja e eventeve dhe grupeve në Melia, Loreta Daja së bashku me moderatorët e emisionit “7pa5” Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, nga ambientet e resorit na sollën atmosferën festive.
Menaxherja Daja tha se kjo periudhë është mjaft sfiduese për hotelerinë, sidomos për Melian e cila për vetë kapacitetin që mban bëhet dyshish sfiduese.
Ajo gjithashtu ndau edhe surpirzat që i presin të gjithë personat, të cilët natën magjike të ndërrimit të viteve do zgjedhin ta kalojnë pikërisht në këtë resort.
Menaxherja Daja: Melia ka fleksibilitetin në ofrimin e çdo lloj detaji, nga grupet e vogla te grupet e mëdha, nga 5 deri në 500 persona. Gjithë filozoifa e bareve dhe restorsnteve tona ka një koncept të personalizuar. Kuzhina është një ndërthurje, pasi përvec internacionales ne kemi bërë një integrim edhe me kuzhinën tonë. Hapësira e Melias na lejojn të ofrojmë çdo gjë.
Krishtlindja dhe Viti i ri po marrin vëmendjen tonë totale, jemi kujdesur që çdo detaj të marrë vëmendjen tonë maksimale. Do ketë muzikë live, instrumente, aktorë që do performojnë, lojëra për fëmijë. Çdo detaj është i kuruar në maksimum.
Ne kemi promovuar paketat tonë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Netët do të fillojnë me një mikpritje para se të shkojmë në darkën kryesore. Mikpritja ëstë speciale, e detajuar, është shpirti i Krishtlindjes.
Melia i ofron të gjitha dhe në këto dy netë speciale jemi kujdesur të ofrojmë një kualitet, të bëjmë një ndarje të klientëve. Mund të pranonim më shumë se 1000 klientë, por në këtë sezon të parë jemi përgatitur të prezantohemi për komunitetin tonë lokal. Epiqendra është familja, target-grupi që kemi përthithur është klientela familjare.
Sezoni ishte shumë i suksesshëm. Në sezon Melia ka arritur kapacitetin e saj maksimal. Deri në fund të nëntorit kemi qenë ‘fully booked’. Në festa epiqendra ka qenë Kosovsa, Shqiëpria, Maqedonia, duke qenë se sezoni ishte shumë i ngarkuar me klientelë internacionale.
Baza e ushqimit është shqiptare, por ne kemi dashur të bëjmë një integrim të mjeshtarve tanë. Janë shije të ndryshme. Gjithashtu për muzikën kemi ndërthyrje të elementëve të ndryshëm./vizionplus.tv