E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpura e Nishanit dhe Bamir Topi

Presidenti Bujar Nishani ka nisur gjatë ditës së sotme një vizitë në Kosovë, që është edhe e para e tij jashtë vendit, që prej momentit të zgjedhjes. Ajo që vihet re në këtë vizitë, është një delegacion i gjerë i Nishanit, që përbëhet nga  ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, ministri i Brendshëm, Flamur Noka, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatos Hoxha dhe presidenti i Unionit të Dhomave të Tregtisë, Ilir Zhilla.

Një delegacion mëse normal. Por, nuk ndodhte e njëjta gjë me paraardhësin e tij, Bamir Topi. Gjatë vizitave që ky i fundit bënte jashtë vendit, Berisha nuk lejoi askënd prej ministrave të tij apo deputetëve të PD-së, që ta shoqëronin.

Madje, ish-këshilltari i ish-presidentit Topi, Afrim Krasniqi, pohonte se edhe në vizitat kur bënte brenda vendit Bamir Topi, drejtuesit vendorë demokratë, urdhëroheshin që të braktisnin vizitat e tij dhe mos ta prisnin. Një rast i tillë ishte kur Topi vizitoi Shkodrën dhe rrethinat e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›