Shqeu traun e doganës në Qafë Thanë, procedohet 31 vjeçari nga Librazhdi

Një 31 vjeçar nga Librazhdi është proceduar penalisht në gjendje të lirë pas një incidenti të regjistruar një ditë më parë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanë.
31 vjeçari M.B. dyshohet se pas një debati me efektivët ka dëmtuar traun e doganës për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt.
Materialet në ngarkim të M.B. u referuan në prokurori, e cila nisi procedimin ndaj tij në gjendje të lirë.
/a.r