Shqip Koalicioni PS-LSI

Një javë shumë e rëndësishme dhe intensive në politikën shqiptare, u rikthye në studion e emisionit “Shqip”, të Rudina Xhungës, ku me politikanë dhe analistë u trajtua formimi i koalicionit PS-LSI dhe zhvillimet e tjera të politikës sonë.
I ftuar në studio, Spartak Ngjela, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, në aleancë me koalicionin opozitar, politikanët dhe njëkohësisht analistët Fatos Klosi e Alfred Cako, e analisti Shpëtim Nazarko, debatuan mbi natyrshmërinë e moralitetin e koalicionit të majtë, si dhe numrat, që palët do të kenë në dorë përpara zgjedhjeve. Duke komentuar këto zhvillime, Fatos Klosi, i cili u largua nga LSI pasi ajo formoi koalicionin me PD-në, komentoi: “U largova sepse ishte një lëvizje e Zgjedhjet 2013FRD, më 30 prill vendos listën dhe aleancatRama në Kamëz e në Korçë Rama, mesazh Aleances Kuq e Zi panatyrshme dhe jam pjesë e atyre që e përkrahin këtë koalicion tani. Pavarësisht se kanë dalë shumë kritikues, mua më duket që është e drejtë. Është thënë shumë qartë që është bërë edhe për pragmatizëm, pasi u pa që me koalicionin e mëparshëm nuk shkuam gjëkundi dhe sot jemi më keq seç ishim. Unë kam qenë gjithmonë në politikë, them kështu edhe sepse e konsideroj si një aktivitet të gjerë, i bërë për të ndryshuar diçka për mirë në këtë vend, që nuk bëhet as nëpërmjet shkencës dhe artit, pasi në këtë sistem është politika ajo që e drejton vendin. Nga ana tjetër, është e qartë që të dy partitë kanë sakrifikuar diçka, për të arritur në këtë pikë, që për mua është e logjikshme. E vërtetë që është një koalicion mes dy personave që kanë sharë njëri-tjetrin, por arsyeja më duket e thjeshtë. Në fund të fundit, këta kanë përballë një njeri që vret”. Në vlerësimin e tij për koalicionin, Alfred Cako, i atashuar pranë “FRD”-së, tha: “Mendova se ishte një aleancë e drejtë LSI-PD në atë kohë, ndërsa tani mendoj se përsëri LSI, në qoftë se do të kishte dalë në këto vite me imazh pozitiv, nuk kishte ndonjë gjë të keqe të ishte bashkuar me PS, por mendoj se të gjitha partitë opozitare sot, po përpiqen të largojnë qeverisjen e zotit Berisha dhe secila të mbledhë elektoratin. Sidoqoftë, ky bashkim duket i gabuar si moralisht, ashtu edhe në pikëpamjen arithmetike. Unë mendoj se pas kësaj lëvizje fshihet përsëri Berisha”. “Kjo lëvizje, së pari është një lëvizje e tipit pragamtik dhe lëvizje e ardhur nga sistemi zgjedhor, pasi sistemi zgjedhor i 2008-s është një sistem që nuk lejon një opozitë të fortë dhe të dobët. Duke pasur parasysh që në Shqipëri, kur je në nivele të vogla, ai në krye të shtetit fut dorën, është e kuptueshme që Rama ka bërë këtë histori, duke u nisur nga karakteri pragmatik i ngjarjeve, thënë troç i ra shkurt”, argumentoi Nazarko. “Kjo është zgjidhja e tij dhe besoj se e ka bazuar këtë edhe në një anën tjetër, pasi Rama nuk është partiak, është invidualist, një invidiv i talentuar dhe një administrator shumë i mirë i Tiranës. Ai ka vënë veten në plan të parë, duke thënë që nëse bëhem kryeministër, s’më interesojnë fare këto historitë partiake e morale, por dua të kem numrat. Në këtë zgjedhje ai vendosi veten e tij në plan të parë. Për mua, kushdo të jetë në opozitë Berisha ka humbur, sepse është shpartallur vendi ekonomikisht. Unë e quaj që historia e tij është e mbyllur. Enigmë është kompozimi i palëve deri në 23 qershor, pasi sot i ka bërë thirrje edhe PBDNJ-së, AK-së, PDIU-t, por është shumë e vështirë të bashkosh ujkun, dhinë e lakrën në një varkë, siç thotë populli”, shtoi Nazarko. Nga ana e tij, avokat Ngjela, theksoi se lëvizjet politike, nuk mund të konceptohen mbi bazën e “zakonit”, pasi siç tha ai, morali është diçka tjetër dhe morali politik është vetëm ai që mbështetet mbi ligjin e asgjë tjetër. “Nuk them se ka qenë lëvizja e Ramës, pasi lëvizjen e ka bërë Meta. Rama ishte pritës, ai tjetri dorëzoi pushtetin. Ç’lëvizje është kjo? Unë e shoh si historike, nga ana e Metës. Kjo garantoi fitoren, edhe ata që e kritikojnë e pranojnë këtë. Morali është jashtë çdo sensi në këtë kuptim. Analistët e gazetaristë e kanë tepruar sepse s’janë në një peshë e një masë. Të bisedosh për moralin, filozofikisht asnjë prej tyre nuk di. Këta gazetarë flasin për zakonin, jo për moralin. Zakoni shumë shumë është kulturë e një vendi, e një populli, e një shoqërie. Moral në politikë është vetëm ligji. Politika ka rregulla dhe morali politik është ligji, pasi edhe ai vjen nga morali. A është shkelur ndonjë ligj këtu? Jo, asnjë. Kush e ka shkelur ligjin dhe analitika hesht? Saliu ka shkelur ligjin kur mori tre deputetë të PS dhe mendohet se i ka blerë. Ky është krim nëse vërtetohet”.