E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëri – Itali, 15 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Shqipëria dhe Italia forcuan edhe më tej partneritetin në fusha të rëndësishme, me shkëmbimin e një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh mirëkuptimi, në kuadër të mbledhjes së parë ndërqeveritare mes vendeve të mbajtur në Romë.

Marrëveshjet që u shkëmbyen sot nga ministrat respektivë të kabineteve qeveritare mbulojnë një gamë të gjerë fushash strategjike.

  1. Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike;
  2. Marrëveshje ndërqeveritare në lidhje me koncesionin e një huaje ndihme për mbështetjen e krijimit të një sistemi të mbrojtjes civile shqiptare;
  3. Marrëveshje ekzekutive për nismën kundrejt përforcimit të aftësive të mbrojtjes civile në Shqipëri;
  4. Marrëveshje për realizimin e projektit në mbështetje të neonatologjisë, në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave;
  5. Memorandum mirëkuptimi operativ kundër trafikut të drogës;
  6. Marrëveshje për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes;
  7. Memorandum mirëkuptimi mes fondacionit MAXXI, Muzeu Kombëtar i Arteve i Shekullit XXI dhe Galeria Kombëtare e Arteve e Republikës së Shqipërisë;
  8. Protokoll mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes civile;
  9. Marrëveshje teknike për dorëzimin e dy motovedetave të Guardia Costiera italiane për Forcën Detare Bregdetare Shqiptare;
  10. Deklaratë mirëkuptimi mes departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile shqiptare dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, zyra e Tiranës;
  11. Marrëveshje financiare mes Cassa Depositi e Prestiti SpA dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë eklektike në Shqipërinë veriore, pas tërmetit të vitit 2019;
  12. Memorandum mirëkuptimi me Cassa Depositi e Prestiti SpA dhe Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë;
  13. Memorandum mirëkuptimi me Simest SpA dhe Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve Shqiptare, AIDA;
  14. Memorandum mirëkuptimi mes Fincantieri dhe KAYO, memorandum paraprak përpara krijimit të joint ventures për punimet në kantieret e Pashalimanit;
  15. Memorandum mirëkuptimi mes Leonardo SpA dhe KAYO.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›