E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shqipëri – Kosovë, intensifikohen shkëmbimet turistike

Bashkëpunimi në fushën e turizmit mes Shqipërisë dhe Kosovës ishte në vemendje të vizitës së ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, ditët e fundit në Prishtinë 

“Turizmi që na vjen nga Kosova është shumë i rëndësishëm, për të mos thënë më i rëndësishmi që ne kemi me mbi 2 milionë turistë në vit” tha ajo gjatë një takim të përbashkët me kryetarët e bashkive dhe turoperatorët e të dy vendeve në nisje të sezonit veror.

“Eshtë detyra jonë si politikbërëse t’u përgjigjemi kërkesave që vijnë nga sektori privat i turizmit. Morëm shënim kërkesat që do t’i adresojmë në mbledhjen e dy qeverive”, tha zonja Kumbaro.

Minisrja njoftoi edhe nisjen e punës për platformën e përbashkët dixhitale, që do të shërbejë për promovim dhe informim turistik në dy vendet.

Ministrja kosovare Rozeta Hajdari tha se Kosova e ka kthyer turizmin në prioritet dhe së bashku me Shqipërinë, mund të krijohen shumë mundësi bashkëpunimi

“Gjatë vitit 2021 vizitorët nga Shqipëria përbënin rreth 25% të statistikave të të gjithë vizitorëve të huaj që kanë vizituar Kosovën. Ne besojmë se ky numër do të rritet dhe qarkullimet turistike mes dy vendeve do të shtohen” tha ajo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›