E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri – Hungari, live tekst nga ora 20:30 Albania-sport.com do të transmetojë direkt me tekst minutë pas minute të gjithë ndeshjen e gjashtë zyrtare të përfaqësueses, ku heronjtë besojnë se do të arrijnë fitoren e dytë në eliminatore pas as

Kombëtarja dhe gjithë tifozeria shqiptare në mbarë botën në orën 20:30 do t'i drejtojne syte e mendjen ne "Qemal Stafa", atje kuqezinjtë synojnë të fitojë me Hungarinë, për të marrë hak për atë humbje 2-0 të pamerituar në Budapest pesë muaj më parë.

Albania-sport.com do të transmetojë direkt me tekst minutë pas minute të gjithë ndeshjen e gjashtë zyrtare të përfaqësueses, ku heronjtë besojnë se do të arrijnë fitoren e dytë në eliminatore pas asaj me Maltën (3-0).

Në drejtimin e Ari Hanit në “Qemal Stafa” kemi regjistruar 2 fitore, 1 me Lihteshtejnin (2-0, miqësore) e një me Maltën (3-0, zyrtare), por mbi të gjitha kulmi është barazimi i madh me Suedinë (0-0) e lojtarit më të paguar në botë, Zlatan Ibrahimoviçit.

Edhe pse në portë mungon Arjan Beqaj, të gjithë janë në një mendje se Isli Hidi, do të jetë në top-formë ashtu siç ruajti të paprekur portën në Maltë.

Erjon Bogdani nuk është në listën anti-Hungari e Danimarkë, por le të shpresojmë se sulmuesit Hamdi Salihi, Besart Berisha, Migen Memelli e Xhevair Sukaj, e pse jo Evin Skela e Klodian Duro, apo dhe Lorik Cana e Debatik Curri të shënojnë golin e parë historik kundër Hungarisë.

Rikthehemi së bashku në orën 20:30, me një “live text” të ndeshjes kyçe të eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2010.

E Shtune, 28 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›