E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Shqipëri 2025”, Minutë pas minute në RTSH 24, skuadrat përgatiten për shortin e fazës finale

Pas pak në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 19:00, do të hidhet shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Tetë ekipet pjesëmarrëse (Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali) do të mësojnë rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.

Gjithçka gati pas pak do të hidhet short i lirë mes ekipeve pjesëmarrëse dhe skuadrat do të ndahen në dy grupe, A dhe B. Shqipëria, si vend organizator, është pozicionuar në Grupin A, pozicioni 1. Gogla e dytë përcakton ekipin e parë në Grupin B, ndërsa gogla pasardhëse ekipin e dytë në Grupin A.

Në këtë mënyrë do të vazhdojë shorti deri në ndarjen e grupeve me nga katër skuadra secila.

Grupi A

Shqipëri

Francë

Gjermani

Portugali

Grupi B

Italia (kampione në fuqi)

Belgjikë

Angli

Rep. çeke

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›