Shqipëri-Egjipt, tre marrëveshje bashkëpunimi

Shqipëria dhe Egjipti nënshkruan sot në Kajro marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës. Marrëveshjet u nënshkruan për palën shqiptare nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Këto marrëveshje u nënshkruan në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit të Republikës arabe të Egjiptit, Moustafa Madbouly.
Një ndër marrëveshjet e nënshkruara ishte memorandumi i mirëkuptimit mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të lartë të Antikiteteve të Republikës Arabe të Egjiptit.
Po ashtu u nënshkrua programi ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit, si dhe protokolli i bashkëpunimit ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian.