Shqipëri-Itali, marrëdhënie që vazhdojnë nga antikiteti
Marëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë nga antikiteti deri në ditën tona ishin në qëndër të një konferece të organizuar nga departamenti i historisë në fakultetin Histori-Filologji, në Tiranë.
Sipas organizatorëve qëllimi i kësaj konference është bërja e një bilanci të mardhënieve, uljet dhe ngritjet e tyre, anët e errëta si dhe kontributi i çmuar që Italia ka dhënë në integrimin e Shqipërisë në institucionet evropiane si dhe në mbrojtjen e çështjes së Kosovës.
Në konferencë kumtuan shumë studiues si nga Shqipëria dhe nga Kosova. Sipas Dekanit të fakulteti të Historisë dhe Filologjisë Shezai Rrokaj, në kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë institucioni që ai drejton do të organizojë shumë konferenca dhe seminare me rastin e kësaj ngjarje të shënuar për vendin tonë.