Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në fushën e sigurisë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe delegacioni që e shoqëron u pritën të premten në një takim nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Duke e uruar Nanon për detyrën e re, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Mehmeti tha se “Policia e Kosovës e vlerëson bashkëpunimin mes dy institucioneve në të gjitha fushat e sigurisë dhe jo vetëm”.
Ky takimi ishte i karakterit njohës, por u shfrytëzua mundësia e diskutimit edhe rreth temave me interes të përbashkët, si shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme, si dhe avancimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes policive të të dyja vendeve.
Palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë, mbështetjen në fusha specifike në mes të dy institucioneve policore, që rezultojnë në bashkërendimin akoma më të mirë në luftën e përbashkët ndaj veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe atij transkufitar.