E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim për regjistrimin e popullsisë dhe banesave

Tiranë, 4 gusht, NOA Shqipëria dhe Kosova do të bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë platformat për regjistrimin e popullsisë.

Në kontekst të këtij projekti për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave (REPOBA), ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo priti sot në një takim pune delegacionin e ministrisë së Administratës Publike të Kosovës të kryesuar nga zëvendësministri, Naim Fetahu.

Bashkëpunimi mes dy qeverive parashikon shkëmbimin e informacioneve të përgjithshme dhe të hollësishme mbi procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave brenda territorit të Republikës së Shqipërisë; mundësinë e ofrimit të një asistence dhe përvoje nga pala shqiptare gjatë të njëjtit proces, që do të zhvillohet dhe në Kosovë; diskutimin lidhur me problematikën dhe pyetësorin, që do të përdoret gjatë këtij regjistrimi në Shqipëri mbi formën e vete deklarimit nga të anketuarit; nxitjen e bashkëpunimit midis dy ministrive përgjegjëse për e-Qeverisjen, nëpërmjet një memorandumi bashkëpunimi në fushën e TIK, si dhe përfshirjen në këtë memorandum të bashkëpunimit, të procesit të regjstrimit të popullsisë dhe banesave.

Takimi u mbështet në këtë frymë bashkëpunimi, pasi edhe Qeveria e Kosovës është duke u përgatitur për një proces të regjistrimit të popullsisë dhe banesave, i cili do të kryhet gjatë muajit Prill 2011, në të njëjtën kohë me Shqipërinë.

Gjatë takimi ministri Pollo prezantoi këtë proces të Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave si dhe mënyrën e krijimit dhe të funksionimit të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave.

Komisioni Qendror i Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave është ngritur me Vendim të Këshillit të Ministrave.

mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/28110-shqiperi-kosove-bashkepunim-per-regjistrimin-e-popullsise-dhe-banesave","title":"Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim për regjistrimin e popullsisë dhe banesave","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›