Shqipëri-Norvegji, kombëtarjaka rastin për të hyrë në histori
Të tjera rreth shkrimit Ja 12 arsyet përse Shqipëria duhet të fitojë /VIDEO Olsen:Objektiv play-off-i, Shqipëria "kockë e fortë" Rama: Kuqezinjtë të bëjnë atë që shqiptarët dëshirojnë
TIRANE - Sot Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e themelimit përballë ekipit të Norvegjisë në stadiumin ‘Qemal Stafa’. Shqipëria renditet e dyta në grupin ‘E’ për eliminatoret e kampionatit botëror të Brazilit. Nëse sot fitojmë, atëherë hedhim një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit duke lënë pas përgjithmonë Norvegjinë.
Në prag të ndeshjes trajneri De Biasi shprehet se ‘kjo ndeshje nuk është decizive për ecurinë në kampionatin botëror. Në shtator kemi katër transferta shumë të rëndësishme, aty vendoset kualifikimi. Grupi është në gjendje të mirë dhe ne shpresojmë më shumë se kurrë se do të arrijmë të marrim pikët e plotë, sot të gjithë presim mrekullinë” deklaron De Biasi.
Për ndeshje italiani pritet të zbresë në fushë me një formacion që përqendrohet më shumë në mesfushë, pra 4-5-1. Në portë Berisha, pastaj Mavraj, Teli, Dallku, Agolli në mesfushë Bulku, Basha, Gjasula, Rama dhe Kaçe, ndërsa sulmi do t’i besohet Salihit.
Era po fryn drejt Shqipërisë, pasi vazhdon që të thyejë rekorde në renditjen e publikuar për muajin Qershor nga FIFA, Shqipëria fiton edhe 5 vende duke u ngjitur në vendin e 38-të. Në rast fitoreje kundër Norvegjisë të premten, Shqipëria mund të ngjitet në pozitën e 29-të. Zvicra, Norvegjia, Sllovenia, Islanda, Qipro.
MASAT PER MBAREVAJTJEN E NDESHJES
Ndeshja me Norvegjisë do të mbushë sot stadium “Qemal Stafa”. E për të gjithë ata që s’kanë mundur të marrin biletat për ta ndjekur atë në stadium, do të kenë mundësinë ta shohin në dy ekrane të mëdhenj që do të vendosen tek Pedonalja dhe tek Sheshi “Nënë Tereza”.
Ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Norvegji, është e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Brazil 2014”, dhe për këtë një numër i madh tifozësh kanë shfaqur interes për të blerë biletat. Pavarësisht radhëve të gjata në biletari, shumë tifozë do ta ndjekin këtë ndeshje nga ekranet e televizorit.
Në nënyrë që ndeshja të zhvillohet në mbarëvajtje të plotë dhe të ketë siguri para dhe pas saj, Policia e kryeqytetit ka ndërmarrë një sërë masash.
Kështu të gjtihë tifozët që do të hyjnë në stadium për të ndjekur Live ndeshjen Shqipëri-Norvegji do t’i nështrohen një kontrolli të imtesiëshëm në mënyë që të mos futen brenda materiale të forta, fishekzjarre, etj.
Gjithashtu një sërë aksesh rrugore që të çojnë drejt stadiumit, do të qëndrojnë të bllokuar duke filluar nga ora 14.00 deri në orën 24.00. kështu disa nga segmentet ku nuk do të lejohet kalimi i makinave janë rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Perlat Rexhepi”, si dhe Sheshi “Nënë Tereza” deri tek Presidenca.
SKELA DHE LALA VARIN KËPUCËT NË GOZHDË
Sonte në mbrëmje para ndeshjes me ekipin e Norvegjisë, FSHF do të organizojë një ceremoni madhështore në nderim të Altin Lalës dhe Ervin Skelës, të cilët kanë vendosur që të varin këpucët në gozhdë. Skela ka zhvilluar 73 ndeshje me kombëtaren dhe ka shënuar plot 13 gola ndërsa, Altin Lala ka zhvilluar 76 ndeshje me përfaqësuesen kuqezi.
MERKATO
Mavraj drejt Lacio Tare e vëzhgon sot
Kapiteni i Fruthit në Gjermani, Mërgim Mavraj është shumë pranë largimit nga ekipi i tij aktual pas rënies nga kategoria. Igli Tare ka nisur punën për ta bashkuar Mavrajn me Lorik Canën në qendër të mbrojtjes bardhekaltër. Megjithatë cdo gjë ngelet e hapur që 26-vjeçari të vazhdojë aventurën me Greuther Furth. Aktualisht Mavraj ndodhet i grumbulluar me kombëtaren shqiptare për ndeshjen eliminatore të botërorit kundër Norvegjisë dhe Tare do ta ndjekë sonte në stadium për ta marrë te Lacio.
BILETAT
Kuqezinjtë në hall lulëzon tregu u zi
Në prag të ndeshjes me Norvegjinë, teksa na ndajnë vetëm pak orë një pjesë e tifozëve kuqezi enden rrugëve të Tiarnës për të siguruar një biletë për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës në stadium. Pavarësisht se FSHF deklaroi se i nxori biletat me vonesë për të mos përfunduar në tregun e zi, ndodhi përsëri e njëjta histori. Një pjesë e biletave kanë përfunduar në treg të zi duke kapur cmime stratosferike. E ndërsa një pjesë të biletave i kanë rezervuar politikanët dhe VIP-at, që shkojnë 10 mijë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
Redaksia Online
(e.s/b.m/shqiptarja.com)