E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri: Polemika për çështjen e kartave të identitetit

Në Shqipëri, pozita dhe opozita vazhdojnë të shkëmbejnë akuza lidhur me kartat e identitetit. Opozita thotë se procesi i pajisjes së qytetarëve me kartat po ecën mjaft ngadalë dhe se pengesat në organizim po bëjnë që njerëzit të hasin në vështirësi në marrjen e kartave të reja. Zyrtarët ndërkaq e quajnë normale ecurinë e shpërndarjes së kartave. Por megjithë debatet mes pozitës e opozitës, në Tiranë, qytetarët po ankohen për radhët e gjata që u duhet të mbajnë për të marrë kartat e identitetit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›