E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-SHBA, forcohet bashkëpunimi, Spiropali takon drejtorin e IRI-t, Stephen Nix

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një takim me Stephen Nix, Drejtor për Evropën dhe Azinë në Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), për të diskutuar mbështetjen e Institutit për zhvillimin demokratik në Shqipëri.

Në qendër të bisedës ishin programet e IRI-t që fokusohen te përgatitja e profesionistëve dhe asistenca teknike për institucionet vendase, me qëllim forcimin e kapaciteteve njerëzore.

Ministrja Spiropali vlerësoi lart kontributin e Institutit Ndërkombëtar Republikan.

“Instituti Ndërkombëtar Republikan prej vitesh kontribuon për fuqizimin e jetës demokratike shqiptare, me ekspertizën, asistencën teknike dhe mbështetjen ndaj kapaciteteve njerëzore,”, theksoi ajo.

Spiropali nënvizoi se puna e Institutit reflekton vlerat e aleancës strategjike Shqipëri-SHBA dhe mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë për rrugëtimin euroatlantik të vendit.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›