E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria / Nje nga destinacionet me te preferuara jashte BE

Shqipëria renditet mes 10 destinacioneve kryesore jashtë Bashkimit Evropian të zgjedhura nga rezidentët e BE-së.

Agjencia për Media dhe Informim iu referua të dhënave të publikuara nga Eurostat, sipas të cilave drejt Shqipërisë u regjistruan rreth 2 milionë udhëtime, me të paktën një natë qëndrimi.

Kjo shifër përfaqëson 2% të të gjitha udhëtimeve të rezidentëve të BE-së jashtë territorit të Unionit.

Në renditjen e Eurostat-it, MIA thekson se Shqipëria pozicionohet përkrah destinacioneve të njohura ndërkombëtare si Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Norvegjia, Egjipti, Maroku dhe Tajlanda

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›