E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria 16 vite në NATO, Ambasada e SHBA-së: Së bashku mund të arrijmë paqen përmes forcës

Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar Shqipërinë për 16-vjetorin e saj si pjesë e NATO-s.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ambasada shkruan se “së bashku mund të arrijmë paqen përmes forcës”.

“Urime Shqipërisë në 16 vjetorin e anëtarësimit në NATO më 1 Prill 2009. Së bashku mund të arrijmë paqen përmes forcës”, shkruan ambasada amerikane në Facebook.

Në 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në strukturën e NATO-s.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›