E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëria 2030 në BE, Rama: Ka vetëm një tren për të gjithë, Partia Socialiste

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/- Kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste theksoi dje në Kuvendin Kombëtar Rinor për Shqipërinë 2030 se : “asnjë forcë tjetër nuk është më e vjetër sesa kjo e jona, asnjë focë tjetër nuk është më e re, sesa kjo e jona”.

Rama tha se asnjë forcë tjetër nuk ka më shumë eksperiencë sesa kjo e jona, asnjë forcë tjetër, nuk ka më shumë energji sesa kjo e jona.

“Asnjë forcë tjetër, e vjetër apo e re, nuk ka më shumë rini sesa ne, dhe në asnjë forcë tjetër, nuk ka vend për të rinj e për të vjetër sa ç’ka te ne! Tek asnjë forcë tjetër, vota nuk sjell asgjë të re për ata që zgjedhin, sepse fuqia që i sjell të rejat për vendin dhe për njerëzit, nuk është askund tjetër, përveç se këtu te ne dhe me ne. Asnjë forcë tjetër nuk është më e vjetër sesa kjo e jona, asnjë focë tjetër nuk është më e re, sesa kjo e jona. Asnjë forcë tjetër nuk ka më shumë eksperiencë sesa kjo e jona, asnjë forcë tjetër, nuk ka më shumë energji sesa kjo e jona. Asnjë forcë tjetër, e vjetër apo e re, nuk ka më shumë rini sesa ne, dhe në asnjë forcë tjetër, nuk ka vend për të rinj e për të vjetër sa ç’ka te ne”, nënvizoi kreu i PS.

Rama shtoi se “tek asnjë forcë tjetër, vota nuk sjell asgjë të re për ata që zgjedhin, sepse fuqia që i sjell të rejat për vendin dhe për njerëzit, nuk është askund tjetër, përveç se këtu te ne dhe me ne”.

Kryeministri Rama vuri në dukje se: “Kjo është koha kur të gjithë duhet ta dinë se për të arritur në Shqipërinë 2030, me flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në rreshtin e 27 flamujve të tjerë të Bashkimit Europian, ka vetëm një tren për të gjithë: Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›