Shqipëria Mundet, Sequi dhe Arvizu editorial për situatën politike
Nën titullin Shqipëria mundet, dy ambasadorët e akredituar në vendin tonë, ai i SHBA Aleksandër Arvizu dhe i Bashkimit Europian Ettore Sequi, vijnë me një editorial, ku analizojnë sitiatën politike në vendin tonë.
Sipas diplomatëve Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të bëhet pjesë e familjes europiane. Në këtë kontekst, ata vlerësojnë se qeveria e re ka potencialet e nevojshme për të luftuar krimin dhe korrupsionin, detyra këto të lëna nga përfaqësues të lartë të BE për qeverinë e re gjatë vizitës që kryeministri Rama zhvilloi në Bruksel.
Në vijim Arvizu dhe Sequi parashtrojnë dhe disa nga reformat kyçe në të cilat duhet të përqëndrohet qeveria Rama, duke e vënë theksin kryesisht në fushën e shtetit ligjor.
Diplomatët mbeten optimistë se Shqipëria mund të bëhet më e begatë dhe të përmirësojë standardin e jetesës për të gjithë qytetarët e saj.