E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria U-19, shorti i EuropianitNdeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Belgjikë, në datat 8-13 tetor 2010

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Shqipëria U-19 e drejtuar nga Ramadan Shehu njohu kundërshtarët e saj për eliminatoret e Kampionatit Europian 2010/2011 të kësaj moshe, finalet e të cilit do të luhen në Rumani. Shqipëria ndodhet në grupin 8 së bashku edhe me Belgjikën, Anglinë dhe Qipron. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Belgjikë, në datat 8-13 tetor 2010. Dy ekipet më të mira të çdo grupi, janë 13 të tilla në gjithë Europën, do të kalojnë në fazën e dytë eliminatore, apo Elite Raund.

Shqipëria U-17 në edicionin e fundit humbi me Italinë (5-0) dhe Irlandën (2-0) dhe fitoi me San Marinon(4-1).

NDESHJET E SHQIPËRISË

13.11.2009
Itali-Shqipëri 5-0
Shënues: Dumitru 21’, D’Alesandro 43’, Destro 53’, Zigoni 79’ e 82’

15.11.2009
Irlandë- Shqipëri 2-0
Shënues: Doran 56’ (p), Henderson 84’

18.11.2009
Shqipëri-San Marino 4-1
Shënues: Vajushi 44’, Bala 66’, Bala 68, Koni 89’/ Stefaneli 72’ (p)

RENDITJA
Italia        9
Irlanda        6
Shqipëria        3
San Marino     0

Numri i klikimeve - 1797
  E Marte, 08 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›