Shqipëria U16, deri këtu është hapi

Shqipëria në basketboll për vajza për moshën deri në 16 vjeç, Divizioni C, nuk ka mundur të shkojë në finalen e madhe të Kampionatit Europian. Pikërisht në Pejë, kjo në raundin gjysëmfinal, vajzat kuqezi janë mundur nga Qipro me 34 pikë diferencë në shifrat përfundimtare 90-56.
Qipro tregon superioritetin e saj që në periodën e parë, që e ka fituar 30-9. Mundohet Shqipëria të reagojë, teksa ka fituar periodën e dytë 15-10 dhe në pushim Qipro ka kryesuar 40-24. Pas pushimit Qipro reagon ndryshe dhe me shumë diferenca. 33-12 dhe thellon në 73-36. E fundit 17-20, por Qipro është finaliste duke fituar 90-56.
Antea Filopati në eficencë totale me 12 të tilla. Në pikët e shënuara u dallua Dhedhes me 15 në total. Më pas në kapjet e topit në tabelë Ema Çela me 12, kurse në asist Helena Byberi me 3. Vetëm një bllok nga Aurora Dhedhes, kurse në rrëmbim të topit në aksion e sipër të kundërshtarit ishte Antea Filopati me 7. Për vendet 3-4, Shqipëria do të luajë të dielën, por përsëri ka mbetur në Divizionin C.